Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shkodra nuk i bie nga Kina, por kinezët rikthehen në Bushat (natyrisht për hidrocentralin)

Kinezët rikthehen në Shkodër, edhe pas një albumi disa vëllimesh me barcaleta, që iu kushtua atyre nga autorët e qytetit verior shqiptar, pas vitit 1978 kur Shqipëria u prish rëndë me Kinën.

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri ka shkuar në Shkodër së bashku me një delegacion të fuqishëm biznesi nga provinca e pasur kineze e Henanit për t’iu rikthyer projektit të harruar të hidrocentralit të Bushatit, i cili ka qenë i parashikuar që nga Plani i 8-të 5 vjeçar i komunizmit e deri nga qeveritë e 26 viteve kapitalizëm, por që nuk dihet pse u la mënjanë.

Kina është rikthyer sot sërish për këtë projekt, pasi është hartuesja e projektit të madh i cili jo vetëm mund të prodhojë një sasi të madhe energjie, por shërben një pritë e madhe për zonat përreth, duke ndikuar në mospërmbytjen e Nënshkodrës.

Por kinezët kanë shfaqur interesimin edhe për bujqësinë, dikur në Shkodër ata mësuan si të mbillet orizi dhe në fushat e Nënshkodrës është prodhuar sasi e konsiderueshme e këtij drithi.

Kinezët në fakt,  “e tepruan”, kur futën duart në Liqenin e Shkodrës dhe për këtë pësuan edhe barsaletat.

Ata sollën vezët e peshkut që në qytet e quajnë “Karas”, një qenie vrasëse që hante pa mëshirë si Krapin e famshëm, ashtu edhe Qefullin apo Ngjalën.

Karasi është një peshk me shumë hala, i cili më pas u bë objekti i ftohjes kinezo-shkodrane, e cila duket do të ngrohet në ujrat e Kirit apo siç i thonë “Zalli i Kirit”.

1e31e4a8ab9c42a3a378d67966457f92Marrëveshja Kinë-Shkodër

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu shoqëroi në Shkodër delegacionin e drejtuar nga zv-kryetari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (institucion homolog me këshillat e qarqeve tek ne) të provincës Henan (Shi Jichun) për t’u takuar me kryetarin e Këshillit të Qarkut të Shkodrës Maxhid Cungu. Të dyja palët zhvilluan ceremoninë e nënshkrimit të “Projekt-marrëveshjes së krijimit të marrëdhënieve miqësore mes provincave”.

Provinca Henan Shi Jichun ne harten e Kines
Provinca Henan Shi Jichun ne harten e Kines

Shi Jichun tha në takim se miqësia tradicionale midis Kinës e Shqipërisë është e thellë, duke shtuar se me të mbërritur në Shkodër, delegacioni ndjeu mikpritjen e madhe dhe miqësinë e banorëve vendas për popullin kinez. Provinca Henan ka histori të lashtë, burime të pasura, popullsi të madhe dhe ekonomi të zhvilluar, karakterstika të ngjashme këto me qytetin e Shkodrës. Vizita jonë dhe nënshkrimi i “Projekt-marrëveshjes së krijimit të marrëdhënieve miqësore të provincave” bëhet në kuadrin e ndërtimit të urës së re dhe platformës për shkëmbimet miqësore si dhe për të nxitjen e zgjerimit të bashkëpunimin në fushat e bujqësisë, ushqimit, të turizmit, të zhvillimit minerar dhe për të arritjen e suksesit të përbashkët në zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës e Shqipërisë.

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës Maxhid Cungu tha se Shkodra dhe Kina ruajnë traditën e shkëmbimeve miqësore . Vitet e fundit, Kina ka pasur zhvillim të vrullshëm në ekonomi dhe është zgjeruar dhe ndikimi i saj në botë. Përvoja e suksesshme e zhvillimit të Kinës vlen të mësohet. Shkodra, si rreth i rëndësishëm i Veriut të Shqipërisë, ka zënë poziconin kryesor në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit, me trashëgimitë historike e kulturore dhe burimet e pasura ujore dhe minerale. Projekt-marrëveshja, e nënshkruar midis rrethit të Shkodrës dhe provincës Henan, do të jetë pikënisja e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të mëtejshme midis dy palëve në të ardhmen.

Qarku i Shkodrës është i gatshëm të diskutojë me provincën Henan në mundësinë e bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, turistike, të hidrocentraleve, të zhvillimit të minierave etj, që me objektet kryesore të nxitin bashkërisht zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së banorëve.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts