Shkodra? Jo, Durrësi siç nuk e keni parë…me detin brenda qytetit! (foto dhe video)

Mirësevjen Durrës në hartën e përmbytjeve! Mund të jetë dhe kështu dicitura e asaj që ka ndodhur së fundi në qytetin bregdetar ky përmbytja ka qenë e pazakontë, unike. Ajo ka sjellë një reagim viral në rrjete sociale, ku qytetarë durrsakë i janë vërvitur kryebashkiakut Vangjush Dako.

Ata raportojnë se në zona të ndryshme uji ka arritur deri në 50 cm duke shkaktuar dëme të konsiderueshme tek banesat dhe bizneset.

Shumë qytetarë e akuzojnë kreun e Bashkisë se nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar që qyteti të hyjë nën pushtetin e ujit.

Me ironi disa thonë se kryebashkiakun e ka mbuluar uji dhe nuk del dot.

Vetë Vangjush Daku nuk ka dhënë asnjë prononcim. Por ish-deputeti i Durrësit, kryetari i partisë Agrare shpërtheu në ironi: “Durrës shekulli XXI. A mban kush përgjegjësi për këtë gjendje?” dhe poston një video denoncuese.  /tesheshi.com/

Pse përmbytet Durrësi?

Durrës, shekulli i XXI. A mban dikush përgjegjësi për këtë gjendje?

Posted by Agron Duka on Monday, March 19, 2018

Related posts