728 x 90 Leaderboard

Shkodër, Tiranë, Roterdam…Policia godet Bajrajt famëkeq të Shkodrës, emrat e të arrestuarve dhe akuzat

Arrestim i bujshëm i Safet Bajrit një natë më parë në Tiranë, ka qenë finalizimi i goditjes së grupit famëkeq të Bajrave në Shkodër – ndryshe Rustemajve – shoqëruar dhe me arrestime të tjera, disa dhe në Roterdam të Hollandës.

Bëhet fjalë për një grup të struktuar kriminal, ku ai që jua këtë bërë profilin ka qenë drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. I dalë në një konferencë shtypi me në krah gruan në krye të Krimeve të Rënda, Donika Prela, prej së cilës janë firmosur dhe urdhër-arrestet, Kryepolic Veli tha se Bajrajt janë hetuar për gati 6 muaj me radhë, duke u përgjuar e survejuar për të mbledhur sa më shumë material akuzues, ku janë përgatitur me mijra faqe të dhëna, në bashkëpunim me vendet partnere.

Të arrestuarit janë:

Safet Rustemi – Bajri – i konsideruar si koka e bandës

Ahmet Halluni – i arrestuar në Roterdam

Ilir Rustemi – i arrestuar më 6 shtator

Ermal Plaku – i arrestuar më 6 shtator

Ahmet Bilali

Armir Grimaj

Fabiol Rexhepi

Ismet Idrizi

Denis Brajovic

Klaudio Hoxhalliu

Dy persona janë në kërkim

Akuzat ndaj grupimit kriminal Barjaj, janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Por ndërkohë, të pjesa e vrasjes në deklaratën e policisë, atyre nuk iu ngarkohen ato më të fundit në Shkodër të cilat kanë tronditur qytetin.

Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe – u tha në deklaratë. /tesheshi.com/  

 

 

Related posts