Shkëlzen Gashi shkëlqen në kampionatin amerikan: shënon dy gola, njëri i mrekullueshëm (video)

Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë ka qenë protagonist pak orë më parë, në nisje të kësaj të diele, në takimin që ekipi i tij, Colorado Rapids, ka zhvilluar ndaj Vancouver Whitecaps-it.

Shkëlzen Gashi ka shënuar dy herë në barazimin 3-3. Njëri prej golave është realizuar nga pika e 11-metërshit, kurse tjetri ka ardhur nga një ekzekutim fantastik i një goditjeje dënimi larg zonës kundërshtare.

Ai do ta kalonte dy herë ekipin e tij në epërsi, por Colorado Rapids do të kënaqej në fund me një barazim.

Shtatë janë golat e shënuar prej Gashit në futbollin amerikan, MLS (Major League Soccer), këtë sezon.

Gashi është shpallur dhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Ja çfarë shkruan The Vancouver Sun për të: “Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë një gjetje e mirë për Colorado-n këtë sezon. Ai shënoi dy herë të shtunën… Gashi, që mund të luajë si numri 10 apo si sulmues, ka shtatë gola dhe katër pasime për gol në 21 takime.” /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts