728 x 90 Leaderboard

Shkëlzen Gashi shënon golin e nderit për Colorado-n në humbjen e thellë

New York City fitoi thellë ndal Colorado Rapids-it, por nderin për udhëtuesit në “Yankee Stadium” do ta ruante Gashi, që në fundin e takimit ka realizuar një gol mbresëlënës.

Takimi mes këtyre dy ekipeve të kampionatit amerikan të futbollit do të niste me 40 minuta vonesë për shkak të kushteve atmosferike.

Me Pirlo-n e Lampard-in në fushë, vendasit dukeshin të papërmbajtshëm, çka u duk dhe në epërsinë e padiskutueshme në shifra.

Ish-mesfushori i Çelsit dhe i Anglisë, Frank Lampard, shënoi tre prej golave në fitoren 5-1.

Për zbutjen e humbjes së thellë dhe të turpshme për miqtë mendoi Shkëlzen Gashi, lojtari i përfaqësueses kuqezi, që në minutën e 92-të ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi nga një distancë goxha a largët. Topi i gjuajtur prej tij përfundoi në rrjetën e njujorkezëve.

Ky ishte goli i tretë i Gashit për fanelën e Colorado-s që prej transferimit të tij në kampionatin amerikan. /tesheshi.com/        

Related posts