Shkarkimi i drejtuesve të policisë në Përmet, ja reagimi i Edi Ramës…

​Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shkarkimet në radhët e drejtuesve të policisë në Përmet dhe Këlcyrë, pas evidentimit të masakrës mjedisore që po bëhej në Grykën e Këlcyrës, në lumin Vjosë.

Rama ka paralajmëruar se këto janë vetëm fillimi i asaj çfarë do të ndodhë në radhët e policisë, ku ligji do të veprojë njësojë për të gjithë.

“Shkarkimet në polici për krimin mbi Vjosë duhet të jenë vetëm fillimi dhe duhet të bëhen normë për çdo krim mjedisor. Policia që duam”, shkruan Rama. /tesheshi.com/