Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shikoni pamjen e mahnitshme të Diellit: Dhjetë vjet në një orë (video)

Me rastin e ditëlindjes së 10-të të Observatorit Solar Dynamics, NASA ka lëshuar një imazh të mahnitshëm të Diellit që tregon jetën e yllit tonë gjatë dhjetë viteve të përmbledhur në një orë të të ashtuquajturës video xhiro kohore.

Videoja është bërë nga një numër i madh i fotove të Diellit, të marra në dhjetë vitet e fundit dhe zgjat saktësisht 61 minuta.

Videoja tregon edhe disa nga ngjarjet më domethënëse kozmike, siç është kalimi i planetit Venus, i cili ndodhi në 5 qershor 2012.

Observatori Diellor Dynamics u nis në shkurt 2010 dhe deri më tani ka mbledhur rreth 20 milion gigabajt të të dhënave, raporton Russia Today.

Eshtë një anije kozmike që rrethon Tokën dhe vazhdimisht vëzhgon Diellin me tre instrumente.

Fotografitë janë realizuar në spektrin ekstrem ultravjollcë të përdorur për të studiuar koronën e Diellit, guaskën e jashtme të atmosferës së yllit tonë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com