Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shifrat e reja: Serbia zë sërish vendin e parë në importin e Kosovës

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin qershor 2015: 207,5 milionë euro. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, deficiti ka qenë 188,6 milionë euro. Kurse eksporti i mallrave për muajin qershor 2015 kishte vlerën 30,4 milionë Euro, ndërsa importi 238,0 milionë Euro, që është një rritje prej 12.1% për eksportin, si dhe 10.3% për importin,  kjo sërish krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 46.4% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.4% produktet minerale; 9.0% plastika,goma dhe artikujt prej tyre; 8.5% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.2% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.3% produktet bimore; 3.9% lëkura dhe artikujt prej saj, thuhet në këtë hulumtim.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.8% të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.7% produktet minerale; 10.1% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.6% produktet e industrisë kimike; 6.7% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.4% mjetet e transportit; 5.5% produktet bimore, etj.
Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 34.8% për eksport dhe 42.5% për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 40.9% për eksport dhe 29.8% për import.
Përqindja më e madhe e eksportitështë kryer në: Shqipëri (14.1%), Serbi (11.3%), Maqedoni (11.0%),  Belgjikë (9.5%), Itali (8.8%),  Indi (7.8%).
Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.6%), Gjermania (11.5%), Turqia (9.5), Kina (9.3%), Italia (8.3%), Shqipëria (6.8%), Maqedonia (6.1%), thuhet në hulumtimin e ASK-së. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts