Auto Dak
Auto Dak

Shifra alarmi nga Kosova, ja sa lënë vendin për një pasaportë të huaj

Që nga viti 2009, afro 40.000 shtetas të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia duke marrë pasaportë të një vendi tjetër, në vend të asaj të vendlindjes.

Sipas kësaj llogarie, i bie që çdo vit vendin ta lënë afro 5000 qytetarë, pa llogaritur ata që zgjedhin të mbajnë dy shtetësi.

Nga janari e deri në gusht të këtij viti,  nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë më shumë se 3000 persona. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ka publikuar këto statistika, kjo shifër është shqetësuese edhe më tepër për faktin se po rritet vit pas viti.

Ndër shkaqet, të cilat kanë ndikuar në rritjen e këtij numri, sipas njohësve të rrethanave janë kërkesat e disa shteteve ku punojnë kosovarët që të kenë vetëm një pasaportë, por edhe faktorë të tjerë politik e social.

Njëkohësisht, dihet se personat që i thonë lamtumirë shtetësisë së Kosovës janë të ndikuar edhe zvarritja e liberalizimit të vizave. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts