Auto Dak
Auto Dak

SHFRIMI/ Dita e Demokracisë, Meta kërkon rrëzimin e Ramës: është beteja jonë!

Presidenti Meta ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, si një tjetër “rast të artë” për të sulmuar qeverinë, deri në thirrje për ta rrëzuar atë.

Me një gjuhë që tregon shfrim politik, Meta thotë se “regjimi i bllokmenëve ishte shumë herë më i vështirë se regjimi i oligarkëve për t’u përmbysur!

“Zgjidhja nuk është tërheqja dhe justifikimet foshnjore, por përballja me të keqen dhe ligësinë!”, shkruan Meta në një startus të gjatë me një mbingarkesë ekstreme politike.

Duke u vetëndjerë rrishtar në politikë, ndërkohë që është aktor kryesor i saj në më pak se 30 vite tranzicion, Meta tenton të zgjojë ndërgjegje njerëzore, me synim largimin e Ramës, duke e konsideruar këtë të fundit si “rrezik për demokracinë”.

“Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore.

Ndaj ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime!

Koha nuk pret!

Kjo është beteja jonë! E njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë sonë të mrekullueshme! E të gjithëve ne që e duam me shpirt dhe zemër Shqipërinë! Dhe unë jam më i vendosur se kurrë!

Për një Shqipëri demokratike, si gjithë Europa!

Sepse liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor janë të panegociueshme!

Mbrojtja e demokracisë sot është një detyrë patriotike për t’i rikthyer besimin çdo qytetari dhe çdo të riu se e ardhmja më e mirë është vetëm këtu dhe kjo kërkon kontributin e secilit për ndryshim.

Zgjidhja nuk është largimi, por zgjimi dhe ndryshimi!”, shprehet kreu i shtetit.

Meta, në mesazhin e tij denoncues, e distancon veten nga ajo që ndodh me poltikën dhe me fatin shqiptar, edhe pse mbetet një ndër të akuzuarit e mëdhenj për abuzim me pushtetin për sa ka patur e ka përgjegjësi.

“Zhgënjimi është i madh. Jo ndaj demokracisë që sollëm në dhjetor ’90, por ndaj formës së shëmtuar që ajo mori në 30 vite. Shpopullimi dramatik i Shqipërisë dhe humbja e shpresës, veçanërisht tek brezi i ri, është treguesi më i dhimbshëm dhe fatkeq. Shikoni ku jemi sot: të fundit në rajon para dyerve të BE-së. Dhe ende askush nuk mban përgjegjësi, përkundrazi. Ka edhe më shumë thellim në paligjshmëri”, shkruan njeriu që u zgjodh president me votat e mazhorancës së shndërruar në armike, qyshse kjo e fundit zgjodhi të qeverisë e vetme nga 2017-ta e këtej. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts