Shfaqje “minjsh” në fjalorin politik, një “Tom and Jerry” mes Ramës dhe Bashës

Dy rivalët kryesorë të politikës shqiptare, Rama e Basha, përcollën mesazhe lidhur me protestën e pritshme të 16 shkurtit, trajtuar nga opozita si dita e rrëzimit të qeverisë, nëse sipas saj ajo nuk tërhiqet për t’i hapur rrugë nje kabineti tranzitor, që më pas të organizojë zgjedhje të parakohshme.

“Deri të premten, 15 shkurt, ke kohë të hapësh rrugën, se më 16 shkurt, populli do të të trajtojë si kryeqen, kryehajdut dhe kryetrafikant. Populli do t’i zërë në çark si minjtë”, deklaroi Basha nga Elbasani, duke patur një “Tom and Jarry” në distancë.

Kjo pasi nga Lezha, Rama e trajtoi ironikisht protestën e opozitës, apo vetë rivalin e tij Basha.

“Çdo shqiptar gjënë që e kërkon thotë se i takon. Ti shiko Lulin, s’ka fituar asnjë palë zgjedhjesh dhe thotë ‘më takon pushteti’. Tani çfarë t’i bësh? Edhe ai të shkruajë te platforma, për 10 ditë i japim përgjigje”, tha Rama. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts