Auto Dak
Auto Dak

Sherri në kryesinë e PD, Tritan Shehu: vendosja e çimkave e turpshme, kushdo që e ka bërë nuk është politikan…

Deputeti i PD Tritan Shehu, ka komentuar mbledhjen e Kryesisë së PD-së, e cila një ditë më parë u shoqërua me debate dhe tensione.

Ndërkohë media ka publikuar momente nga debatet, ndërsa deputeti Shehu e cilëson si turp atë që ka bërë regjistrimet

“Mbledhja e djeshme e Kryesisë së PD ishte një takim pune, ku u debatua, u diskutua, u rrahën mendime dhe u arritën konkluzione të rëndësishme me unaniminitet.

Debati, qoftë dhe me ngarkesa emocionale, nuk është “krim”, veçanërisht kur përfundimi është krejt pozitiv.

Kushdo që thotë të kundërtën për atë mbledhje nuk thotë të vërtetën!!

Ndërkaq ppo dëgjoj në media jo vetëm gënjeshtra, por edhe disa regjistrime audio të asaj mbledhjeje!!!

Cilindo që i ka realizuar ato, ka bërë një turp të vërtetë.

Jo se ato çfarë u thanë në mbledhje kanë ndonjë problem, absolutisht jo, por se kështu shfaqet një mentalitet e tentativë e shëmtuar “çimkash”!

Në qoftë se kjo është realizuar me vendosje “çimkash” nga të jashtëm, gjë e mundshme; flet pikërisht për një veprim të inskenuar e ligjërisht të dënueshëm.

Në qoftë se kjo është bërë nga dikush brenda mbledhjes, kjo flet për një nivel moral meskin të autorëve, që në fakt kështu meritojnë vetëm përbuzje.

Secili nga ne mund të mendojë vetë, por duhet të ketë guximin nëse dëshiron që mbas mbledhjes të thërrasë gazetarët dhe t´u shfaqë atyre hapur mendimet e tij.

Të rregjistrosh nga brenda apo nga jashtë ato që diskutohen në një mbledhje të mbyllur kolegësh e më tej veçanërisht t’i publikosh duke i manipuluar ato, për të transformuar atë çfarë ndodhi aty, është shumë larg vlerave minimale njerëzore, morale, politike e bashkëpunuese.

Fjalët a mendimet tona nuk ka pse t’i publikojë ndokush si “skuth”,  secili duhet të ketë guximin që ta bëjë vetë këtë nëse deshiron, me figurë e zë, aq më shumë pa përdorur rregjistrime “alla sigurim”.

Këtë duhet ta bëjë gjithsecili në politikë, ndryshe politikan nuk është…”, shkruan Tritan Shehu. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts