Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Sherr mes Serbisë dhe Kroacisë për hyrjen në BE

Serbia dhe Kroacia janë përfshirë prej ditësh në një sherr mbi atë që sa Kroacia do të përdorë veton për të penguar hyrjen e Beogradit në Bashkimin europian. Kanë qenë dy ministra kroatë ,që në deklarata të ndara kanë thënë se nuk do të ecë integrimi i Serbisë në BE, nëse nuk rritet bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës.

Ndërkaq sipas B92, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka përdorur ironinë.

Vuçiç tha se “Unë pranoj seende nuk arrij t’i kuptoj zyrtarët kroatë, kaq mund të them.

“Nëse e kanë ndarë mendjen le ta bëjnë”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se ai nuk kujdeset për kërcënimet dhe kritikat, por është i shqetësuar për të drejtat e serbëve në Kroaci.

Ndërkaq, Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se BE ka kritikuar zyrtarët kroatë për tonin që përdorin ndaj Serbisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts