728 x 90 Leaderboard

Shërohet polici britanik që u helmua me spiunin rus

Ka lënë spitalin polici britanik, Nick Bailey, i cili u kontaminua me gaz nervin menjëherë sapo ka hyrë në shtëpinë e Sergej Skripal, ish-spiunit rus që ka tronditur marrëdhëniet Londër-Moskë.

BBC duke cituar burime nga spitali bën të ditur se polici është shëruar, çka rrit shpresat për një shërim edhe të Skripal, i cili tashmë është një shtetas britanik.

Reagimi i SHBA-së dhe BE-së pas helmimit ka qenë i ashpër. Ata e kanë cilesuar atë si një sulm me armë kimike nga ana e Moskës në Britaninë e Madhe. /tesheshi.com/

Related posts