Shërbimet inteligjente italiane: mafia shqiptare, më e rrezikshmja

Sipas një raporti të Shërbimi Inteligjent të anti-mafias në Itali, shqiptarët konsiderohen si më të rrezikshmit. TCH citon këtë raport ku thuhet se grupet shqiptare shtrijnë aktivitetin e tyre në të gjitha fushat e paligjshme, që nga trafiku i drogës, prostitucioni, grabitjet, gjobëvënia e deri tek vrasjet.

DIA (Direzione Investigativa Antimafia) thekson në raport se ndryshe nga mafia kineze dhe ajo afrikane, të cilat kanë rritur edhe ato aktivitetin e tyre në Itali, ajo shqiptare po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për faktin se është më bashkëpunuese me mafian vendase, por shumë herë më e dhunshme se ajo, raporton Top Channel.

Më tej, po duke iu referuar raportit thuhet se  inteligjenca italiane shkruan në raport se grupet mafioze shqiptare janë importuesit kryesorë të drogërave të forta që mbërrijnë nga Azia, por edhe të hashashit në drejtim të Italisë nga Ballkani, duke bashkëpunuar me grupet italiane, kryesisht në Pulja dhe zonat e tjera të jugut të Italisë. /tesheshi.com/

 

 

Related posts