728 x 90 Leaderboard

Shënjestra Arta Marku, PD: të hetohet për lidhje me pushtetin

Opozita kërkon që të hetohet Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, me pretendimin se ajo ka lidhje me pushtetin.

Një ditë pas një kallzimi penal për të, deputeti Alibeaj përcolli një varg pyetjesh retorike të tipit “ne e dimë se ç’ke bërë por duam ta dëgjojmë prej teje”, brenda kërkesës për hetim.

“Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta Markut me Edi Ramën? Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar ato në shkatërrimin e hetimeve për ‘Tahirin’ dhe zvarritjen e çështjes ‘Shullazi’? Çfarë i kanë kërkuar kryeprokurores Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet tjetër socialist?…”, ishin këto disa prej pyetjeve të Alibejt, që, ndër të tjera, kërkoi hetim dhe mbi “bazën ligjore për çdo emërim, lëvizje, transferim në prokurori, që nga koha kur në krye të saj është Arta Marku”. /tesheshi.com/

 

Related posts