Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SHËNIM/ “Pyetja e shekullit” në median shqiptare: ç’a ka dashur të thotë autori?

Prej devijancave etiko-logjike të debateve televizive në median shqiptare, veç zhurrmnajës, parazitizmit, kotësisë, të gjitha prej paaftësisë së atyre që kanë marrë përsipër t’i ofrojnë këtë lloj produkti publikut, ku shumica nuk kanë pikë talenti në moderim, ndonëse mund të kenë patur sosh në të shkruar apo drejtim tjetër gazetaresk, janë dhe titujt e tematikave që përzgjidhen, të ofruara dhe në trajta diciture.

U njoh për zgjedhje të tilla të marrëzishme, deri dhe qesharake, Artur Zheji në 180-gradëshin e tij, të cilat ishin në sinkron me të ftuarit që përzgjidhte, duke e shndërruar studion në lokal fshati.

Dhe po në këtën fashë që deri dje sundohej nga Zheji, tashmë është një tjetër sishok i tij – Alfred Lela, një tjetër kapërcim nga opinionistika politike te moderimi, një epidemi e viteve të fundit në median shqiptare, ku me statusin e gazetarit i jep të drejtë vetes të futesh në çdo sinor të komunikimit, pa u testuar apo vetëtestuar nëse ia thua për x drejtim.

Moderimi është talent apo aftësi më vete, e jo domosdoshmërisht mund ta bëjë çdokush që gjendet në ngrehinën e madhe të komunikimit në y apo z kat. Dhe, siç është parë e vënë re, thënë dhe dashamirësisht, Lela, me Politicon-in e tij, te e famshmja Ora News, e njohur për të mbajtur në gji marrëzira gazetareske, është një debat më shumë por jo një cilësi më shumë, jo një fantazi më shumë, jo një kreativtet më shumë, jo një profesionalizëm më shumë. Thjesht: ka ikur një Zheji, ka ardhur një tjetër po si ai.

Dhe, argument për këtë, është titulli i emisionit të së enjtes mbrëma, në atë fashën e njohur të sfidës mes kolegësh për audiencë.

“Fëmijët e Allahut dhe të Ramës” shkruhet syshqyeshëm poshtë ekranit, duke të çuar drejt një shkundjeje për t’u bindur nëse ajo që lexon është vërtet ashtu, apo ti vuan nga iluzione optiko-tekstuale, e më tej, nëse është serioze apo shaka. Bindesh: është e vërtet dhe është serioze!

U referohesh atyre çfarë thonë të ftuarit dhe, tema na qenkërka ajo mbi fatin e fëmijëve të mbetur në Siri, më saktë kthimin e tyre, por e përqëndruar kjo te qasja gazetareske ndaj qasjes qeveritare në procesin e kthimit. Po mirë, e justifikueshme prania e emrit “Rama” në titull, që, me “fëmijët” para, meritojnë patjetër thonjëza për vetë metaforën që përcjellin – “fëmijët e Ramës”, por “fëmijët e Allahut” pse, edhe kjo pa thonjëza?!

A sado e ngado t’i vërtitesh këtij titulli, apo kësaj diciture, mund të merret si të duash, e pamundur të rrokësh aty jo vetëm logjikë gazetareske, por as ndonjë fije spektakli gjuhësor e mesazhues fshehur nën metaforë.

Thjesht të rreh një çekan mbi kokë në formën e një pikëpyetje torturuese: ç’a ka dashur të thotë autori?  /tesheshi.com/                                  

auto pjese dak

Related posts