Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SHËNIM/ “Mjeku kuron por Zoti shëron!”: habia e vërtetë prej këshilltarit të Metës

Ka habitur vërtet ish-minstri Edmond Panariti, aktualisht këshilltar i presdentit Meta, ndryshe një partiak i LSI-së pa lëkundje. Por jo siç e ka servirur një media habinë e tij, e trajtuar ironikisht, m’u pse profesori i veterinarisë ka potencuar Zotin në një status të fundit lidhur me COVID-in.

Në fakt, në ka diç që nuk shkon në të gjithë ligjërimin COVID, sigurisht global, është mosprania e Zotit, si fuqi dhe pushteti suprem, e në finale, si Zgjidhës Sublim i një belaje, edhe pse me shkaqe tokësore: vaksinë, dobësim fuqie ngjitëse, imunitet etj.

Dr. Panariti mund të ketë bërë zgjedhjen e gabuar politike, që për të është e drejtë; mund të mbajë qëndrime politike të gabuara, që po ashtu për të janë të drejta, e kjo madje përbën habi në raport me një shpjegim brilant që ai i ka bërë COVID-it, si dhe çdo sëmundjeje tjetër të ngjashme.

Por sigurisht, duke patur një formim laik, ai ka bërë pashmangshëmërisht atë gafën klasike të çdokujt që ka haber gjysmak mbi Zotin si Krijues; i ka vënë përballë dhe natyrën si bashkëshoqëruese në krijim. Thjesht dhe logjikshëm, natyra është e krijuar dhe jo krijese.

Ja ç’shkruan Dr. Edmond Panariti:

Mjeku kuron por Zoti shëron!

Trupi juaj është kështjella mbrojtëse ndaj hordhive virale covid. Krijesë dhe mrekulli e natyrës dhe Zotit!

Si dhe sa e mirëmban atë, është përgjegjësi individuale.. Prandaj Krijuesi të ka dhënë trurin dhe mëndjen, por edhe kokën mbi supe!

Krijuesi e ka pajisur trupin me mure mbrojtëse të jashtëm dhe të brendshëm.

Fytyra, duart, goja, fyti, rrugët e sipërme të frymëmarrjes janë bedenat e kalasë janë muret e jashtëm mbrojtëse të saj ndaj armikut infektues .

Aty përplaset furia e parë e sulmit të tij .. Aty mund të zbrapsësh një pjesë të mirë të armikut. Ta pengosh ose ta pakësosh depërtimin e tij.

Sepse është vërtetuar që ngarkesa virale, pra numri i viruseve që kapërcejnë bedenat e kalasë dhe futen në oborr, është vendimtar në fatin e luftës kundër Covid .

Sa më pak trupa të futen aq më e lehte për trupat mbrojtëse brënda mureve për t’i zmbrapsur dhe asgjësuar .

Troja u pushtua, vetëm kur u fut kali me ushtarë brenda!

Prandaj mbroji dhe forcoji muret e kalasë tënde ..

Mbroji me distancim fizik, me maskë mbrojtëse!

Me higjienë dhe dezinfektim deri në paranojë… Forcoji me vitamina dhe minerale, veçanërisht vitaminë D, C dhe zink që të mbajnë goditjet. Dhe e ke e bërë gjysmën e punës.

Për trupat që do të kapërcejnë bedenat dhe do futen në kala, veprojnë ushtarët mbrojtës të imunitetit natyror dhe të trashëguar dhe mbi të gjitha ato të imunitetit të specializuar ( trupat speciale të armatosura, të krijuara dhe të stërvitur nga vaksinat anti-COVID) në ndihmë të të cilëve vjen edhe arsenali i armëve antivirale, anti inflamatore që të rekomandon mjeku.

Kjo është loja dhe beteja e cila luftohet në disa nivele për të patur sa më pak pasoja”, shkruan Panariti.

Ky shpjegim i tij, edhe nëse nuk do kishte titullin e mësipërm, duhej të qe pjesë normale e ligjërimit mjekësoro-shkencor që në fillim të pandemisë.

Po aq sa maskat, larja e duarve apo distanca sociale, është cilësua e ushqimit dhe e jetës ajo që na mbron nga viruset, përfshirë dhe COVID-in.

Këto janë shkaqet tokësore, që patjetër kanë lidhje dhe me verdiktin hyjnor në fatin e çdo jetë të gjallë, ku në rend të parë është njeriu, si më e përsosura dhe më e përzgjedhura krijesë. /tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts