SHËNIM/ LGTB: u japim shtëpi, si na e marrin lirinë…

27 vjet pas rënies së komunizmit dhe kalimit në demokraci, Shqipëria po kalon një ndër periudhat më të vështira të saj në planin politik, ekonomik, social e shoqëror.

E rraskapitur nga një morri problemesh krijuar ndër vite, e që sot janë të majisuara deri në pikën që nuk gjen një sektor për be ku gjërat çoç të kenë ecur për mirë, drama më e madhe e saj është ajo morale.

Me një shoqëri të zhvokur në moral, kriza e saj shenjohet me goditjen më të rëndë që po merr që prej daljes nga komunizmi: humbjen e shpresës, atë që te individi është e injektuar “nga qielli” që mos e humbë kurrë.

“Shqipërinë më të varfër e kam parë, por kurrë më të çoroditur”, citohet të ketë thënë një i mençur kohërave të sotme. Dhe në këtë çoroditje, ia ku ia behin dhe ata që gjenitalet e tyre me mision të devijuar, LGBT, i kanë si vizion jetësor, pa jua ndjerë për asgjë tjetër në këtë botë. I qasen çdo gjejë rreth e rrotull, njeriut, shoqërisë, fenomeneve, vetëm nga mesi e poshtë dhe, pa u mjaftuar me lirinë për të qenë zgjedhja e tyre, meqë nuk kanë asnjë vetëfrenim etik dhe moral, asnjë drojë e qibër, nuk e kanë për gjë të të futen te sinoret e tua, tonat, për të bërë ligjin dhe aty me imponimin e modelit të tyre.

A e kuptoni tani se cilat janë të drejtat që ata duan e që mëtojnë se jua mohojnë? Të gjithë përmblidhen në një pikë: po nuk qe si ne, je kundër nesh! Dhe kjo kredo, bie ndesh dhe me vetë parimet e sistemit që i mbron në emër të lirisë së zgjedhjes: sepse ata vetë nuk të lënë të zgjedhësh, ata të detyrojnë. Ata nuk të shqiten derisa së të katandisesh si ata. Dhe ky është një ndër kërcënimet më të mëdha, më mizore që mund t’i bëhet njeriut, lirisë së tij.

Ata, “shenjtorët pa brekë” të lirisë së zgjedhjes, ta rrëmbejnë përdhunshëm atë.

Eshtë tallje, fyerje dhe turp i madh për dinjitetin njerëzor, kur ata, LGBT renditen e vetërenditen te shtresat e margjinalizuara, deri në pikën që të trajtohen dhe me shtëpi. Ç’cinizëm! Ata që tentojnë të marrin lirinë tonë, u jepet shtëpi si të “pastrehë”.

Është Tema online e cila së fundi ka denoncuar një tur të tyre në shkollat e mesme të Tiranës. Hyjnë aty pa asnjë ferë në këmbë, ata të margjinalizuarit pa shtëpi e të paragjykuarit, ku me një zell e pushtet për t’jua patur zili – e vetmja gjë që mund të të provokojë t’i kesh zili – tërheqin për hunde nxënës, prindër, drejtues arsimi, shtetarë, qytetarë, pra çdokënd, me një gisht mesi që na e tregojnë prej kohësh e që ne nuk duam ta shohim.

Në terma ekonomikë, a dini pse ekzistojnë? Sepse kanë treg dhe ata. Nuk është thjesht tregu i atyre që mund t’u bëhen shok-shoqe në ekzistencën vetëm nga mesi e poshtë, por i atyre që janë indiferent, që po ashtu ju është n’trashur cipa dhe që kanë humbur ndjeshmërinë morale. Sepse, kini parasysh se sa dhe ç’emra firmosën pak vite më parë në mbrojtje të kauzës së tyre: akademikë, intelektualë, gazetarë, artistë…duke jua hapur rrugën që sot të pushtojnë dhe shkollat. Kanë treg posi, sepse imagjinojeni se çdo ndodhte nëse ata prindër, fëmijët e të cilëve detyrohen të dëgjojnë leksione e përvoja lapardhare të reagonin, fort madje, te drejtoria, ministria, qeveria…deri në bojkot total për t’i çuar fëmijët atje ku shkel këmba e dikton zëri i tyre.

Dhe në fund, ku është e vetëquajtura e djathtë, PD-ja? Kanë kurajo të bëjnë lojra me të mëdhenjtë e politikës botërore por çdo interes të tyre, nga më meskini e individuali, por kur vjen puna për të ngritur zërin në emër të vlerave kinse nga pozicioni ideologjik, ndaj një prej kërcënimeve më të mëdha që i bëhet njeriut dhe shoqërisë njerzore, i sheh po aq të nënshtruar, të trembur, të strukur, të tërhequr.

Të djathtë? Trump-istë? Ç’shaka e ligë! /tesheshi.com/            

 

 

 

Related posts