Auto Dak
Auto Dak

SHËNIM/ Arsyeja: pse ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë në krizën shqiptare, njësoj si me Maqedoninë

E lexuar në fillim si një injorim i kauzës opozitare me djegie mandatesh, pasi u dënua unanimisht, e paralel me të u shpall legjitime qeveria e po ashtu opozita e re në parlament, indiferenca perëndimore për t’u marrë drejtpërdrejt me zgjidhjen e krizës shqiptare tashmë po shdërrohet dhe në irrituese.

Po ndodh kjo teksa qartazi vendi po shkon drejt një destabiliteti të sigurt, pa u shoqëruar me asnjë shenjë shprese se diç mund të bëjë të ndërrohet kurs prej palëve.

Sepse, siç po shihet, drejt vlimit po e çon atë deri dhe kreu i shtetit, duke u zbuluar, ditë pas dite dhe orë pas ore, që është një palë e rëndomtë politike në këtë krizë, siç dhe ka qenë gjithëherë, duke mos bërë përjashtim as në të qënit presidenti.

Dhe ka nja arsye të fortë se pse ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë, fortë e pa shumë lustra diplomatike, ngjashëm si në rastin e Maqedonisë, ku ata dhe vetëm ata, më investimin  e tyre të fuqishëm mundësuan jetësimin kushtetuese të Marrëveshjes së Prespës, duke shuar dhe një krizë të brendshme; ajo është Reforma në Drejtësi.

Sepse, dhe ata e dinë shumë mirë, Reforma në Drejtësi është ajo që ka gjeneruar këtë krizë, këtë përplasje në prag, këtë heqje maskash prej atyre që nuk e kanë dashur, e këtë sulm ndaj saj, kamufluar me betejën ndaj një qeverie realisht me qindra gomarllëqe e jo vetëm.

Dhe ndërkombëtarët e kanë shumë të qartë këtë. E kanë patur që në fillim të krizës, kur në çdo deklarim mbështesnin Reformën në Drejtësi, si një mesazh për opozitën PD-LSI, se e “dimë se ku fle lepuri”. E kanë të qartë dhe tani, kur aktet presidenciale, sjellja e tij e paprinciptë, shkelja e hapur e Kushtetuetës, finalizohen të gjitha në ligjërim te mungesa e Gjykatës Kushtetuese, një aksident i Reformës në Drejtësi, por që po shërben nga opozita jashtëparlamentare plus President, si një përligje e akteve të tyre, si një hakmarrje, jo më shumë ndaj Ramës s esa ndaj vetë atyre si investuesit kryesorë të Reformës në Drejtësi. Që do të thotë se ky front lufte i hapur në politikën shqiptare prej PD-LSI + President, është dhe ndaj tyre. Edhe në këtë rast ngjashëm si me Maqedoninë.

Ndaj pra, është koha që ndërkombëtarët të veprojnë me të njëjtën formë, me të njëjtën mënyrë, për të shmangur një precipitim të situatës në mes të Ballkanit, për të marrë më pas dhe goditjen e radhës në imazh, si një diplomaci edhe ajo në krizë.  Sepse është fjala për një vend në NATO, e një vend me rëndësi strategjike, ku prej destabilizimit të saj mund të përfitojnë dhe fuqi në televizionet e të cilave protestat e opozitës shfaqen live. /tesheshi.com/                                        

 

 

 

auto pjese dak

Related posts