Boronica, një frut që mund t’ju ndihmojë kundër stresit

Boronica mund t’ju ndihmojë gjithmonë e më shumë për të kaluar me sukses traumat, kujtimet e këqija dhe ngjarjet traumatike, të cilat kanë lënë shenjë thellë në kujtesën e njerëzve. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një kërkim i realizuar mbi minjtë në lidhje me stresin post traumatik, pasi i ka vënë minjtë përballë makthit të tyre më të madh, që janë macet.

boronice 3I prezantuar në mbledhjen Experimental Biology në Boston, puna është realizuar në Universitetin e Luizianës. Shqetësimet nga stresi post traumatik, nga të cilat vuajnë rreth 8% e popullsisë, është një problem i madh, pasi çdo mjek, përgjithësisht rekomandon medikamente jo me bazë bimore, por prodhime industriale, të cilat në shumë raste nuk japin rezultat. Psikoterapia është një ndihmë shumë e mirë, por shpesh nuk është në mënyrë definitive, një zgjidhje përjetë.

Pra, në ndihmë mund të vijnë boronicat, shumë të vlerësuara për përmbajtjen e tyre me antioksidantë. Të vendosur përballë makthit të tyre më të madh, maceve, minjtë, të cilët ishin ushqyer për një muaj rresht me boronicë, kanë rezultuar se i janë larguar traumës së pësuar nga felinët.

Konsumi i boronicës rrit nivelin e serotoninës, molekulë e rëndësishme si rregullator i humorit, duke dhënë efekte të ngjashme me atë të antidepresivëve./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts