728 x 90 Leaderboard

Shëndeti jo “kryesori”: gruaja e Schum-it në koma blen 30 milionë euro vilë në Mallorca

Edhe pse me të shoqin prej vitesh në koma, Corinna Schumacher, gruaja e legjendës së Formula 1 Michael Schumacher, kohët e fundit ka blerë një vilë me vlerë 30 milionë euro në ishullin spanjoll të Mallorca-s.

Prona që do të gëzonte familja Schumacher më parë i përkiste Florence Pérez, president i Real Madridit.

Sipas gjermanes Bild, ajo është një vilë prej 3.000 metrash katrorë e cila gjendet në një pronë prej 15.000 metra katrorë. Për 30 milionë euro, Corinna Schumacher mori dhe dy pishina, një kopsht të madh me palma dhe një pamje të bukur të detit. Ekziston edhe një heliodrom i vogël, nja kalë dhe një hapësirë për stërvitje.

Burime të afërta me familjen Schumacher, thanë se vila në bregdetin spanjoll do përdoret për pushime, ndërkohë baza e tyre mbetet Zvicra, aty ku familja jeton që nga viti 1996.

Corinna ka thënë se së bashku me Schum-in vinin shpesht në Mallorca, ku ata kishin e kanë shumë miq, dhe se që vitet nëntëdhjetë i shoqi donte të blinte një pronë aty.

Por çështja është se ai tashmë është pothuajse i “vdekur” dhe nuk besohet se mund ta shijojë vilën 30 milionshe. /tesheshi.com/

 

Related posts