Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Shën Valentini zgjedhor”: Vjosa Osmani, “në krahët” e Albin Kurtit për mbajtjen e Presidencës

Ka marrë formë legale dhe zyrtare ajo që shihej deri më sot si një “flirt i fshehur” mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Gruaja e përjashtuar nga LDK, e cila mban postin e presidentes në detyrë nga aksidenti politik i shkuarjes së Thaçit në Hagë, do jetë te lista e Vetëvendosjes në “Shën Valentinin zgjedhor” kosovar.

Kjo që është arritur sot shkon përtej emrave individualë apo bindjeve ideologjike. Sepse kjo marrëveshje në fondament ka qëllimet e përbashkëta, atë të luftimit të kapjes së shtetit dhe angazhimin në rimëkëmbjen në dinjitet dhe në shtet”, deklaroi e entuziazmuar Vjosa Osmani.

Nga ana tjetër, nga deklarimet e Albin Kurtit, u kuptua se Osmani, nën bindjen se VV do jetë fituese më 14 shkurt, do vijojë të jetë presidente e Kosovës, jo thjesht “në detyrë”, apo ndryshë e përkoshme.

Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike që sapo e nënshkruam. Marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, marrëveshje për një shoqëri me drejtësi dhe arsim për të gjithë qytetarët pa dallime, favorizime dhe diskriminime.

Në fushatën zgjedhore do të jemi dhe do të angazhohemi bashkë. Viti 2020 ka treguar se vendi ka nevojë për kryeministër të ri dhe për president të re. Ne e kemi presidenten që e ka kryer detyrën me dinjitet”, deklaroi Albin Kurti. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts