Shembje në ish-hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, një jetë nën gërmadha

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mitrovicë, pasi është shembur një pjesë e ish-hotel “Adriatikut”, e ku për pasojë ka mbetur nën gërmadha një person – e gjitha kjo sipas informacioneve paraprake.

Kryetari i Komunës Agim Bahtiri, u bëri apel organeve të sigurisë që të japin maksimumin për shpëtimin e çdo jete njerëzore nën rrezik

“Kërkoj nga kompanitë ndërtimore që posedojnë makineri adekuate të dalin urgjentisht në vend të ngjarjes për heqjen e gërmadhave me mjetet e tyre”, shkroi Bahtiri në Facebook.

Shembja ndodhi ndërsa aty po kryheshin disa punime ronivuese. Po ashtu paraprakisht, thuhet se shkak ka qenë heqja një shtylle mbajtëse konstrukti, ndoshta në momentin jo të duhur. /tesheshi.com/   

 

auto pjese dak

Related posts