Shembja e një shkolle: Nigeria “qan” viktimat e radhës, kësaj here fëmijë (foto & video)

Nigeria po përjeton këto orë tragjedinë e radhës nga një ndërtesë e shkatërruar, në të cilën gjendej një shkollë me 100 fëmijë.

10 prej tyre rezultojnë të vdekur, ndërkohë që vijon kërkimi për 40 të tjerë.

Ngjarja ndodhi në një lagje të vjetër e tejet të dendur të kryeqytetit Lagos, e njohur për arkitekturën e tipit afro-brazilian, ku herë pas here rinovohet, por që shumë ndërtesa janë braktisur apo nuk janë më në përdorim.

Vetë godina e cila u shemb, një ngrehinë 4-katëshe ku në të fundit ndodhej shkolla, ishte cilësuar si “me rrezik” dhe ishte në listën e prishjes.

Në vitin 2016, më shumë se 100 vetë vdiqën kur një kishë u rrëzua në jug.

Në të njëjtin vit në Lagos, një ndërtesë me pesë kate u rrëzua duke vrarë të paktën 30 vetë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts