Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shehi s’i shqitet Ramës për afrimin me Turqinë

Opozitari Dashamir Shehi, i ironizuar nga Rama kohë më parë që nën avuj rakie nuk do Turqinë por Europën, u shpreh sërish kundër përafrimit të të parit të qeverisë shqiptare me Ankaranë.

Shehi e ka lexuar këtë te fakti që Rama kritikoi BE-në dhe Francën në veçanti për politikë të padrejtë në shpërndarjen e vaksinave.

“Ramës kur i duhet ambasada franceze, ajo amerikane ose BE-ja bën lloj-lloj akrobacirash, ndërsa kur nuk i duhen, ky gjen gjithmonë sebepe për t’i sulmuar, për t’i akuzuar.

Francezët i kanë dhënë një medalje këtij edhe pse nuk e di pse ia dhanë. Ndoshta sepse bëri atë shërbyesin dhe intrigantin e vogël, duke gjetur nja dy miq andej nga presidenca franceze.

Nuk është se ky i prish punë Francës, por i prish punë Shqipërisë dhe i ka prishur prej 8 vitesh që jemi jashtë BE-së. Tani na dolën miqtë të rinj si turqit. Tani na kanë ardhur të gjitha kompaninë kineze”, tha Shehi në një prononcim televiziv.

Ky i fundit njihet ndryshe për paraqitjet e tij publike të diskutueshme, posaçërisht në debate dhe intervista, në gjendje të dyshimta alkoolike. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts