728 x 90 Leaderboard

Shefat e Shtabeve të vendeve të NATO-s vizitojnë kështjellën e Krujës (foto)

Shefat e Shtabeve të Përgjithshme të vendeve anëtarë të NATO-s, në përfundim të samitit në Tiranë, kanë menduar të bëjnë një vizitë në kështjellën e Kastriotëve në Krujë.

Ata janë pritur nga kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, i cili ka publikuar edhe foto nga vizita e tyre.

“Nuk mund të kishte mbyllje më dinjitoze të Samitit të NATO-s, sesa të tregosh për Shqipërinë, nga qendra historike e saj !

Njëherësh krenar, për angazhimin e Shqipërisë në NATO, të nënvizuar nga Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare, si dhe për vizitën historike të tyre në Krujë, duke vlerësuar figurën e Heroit Kombëtar”,  shkruan ai në profilin e tij në ‘Facebook’. /tesheshi.com/

Related posts