Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SHBA: “Tuneli më i përparuar teknologjikisht” i zbuluar në kufi me Meksikën

Zyrtarët e migracionit amerikan kanë njoftuar se kanë gjetur një tunel në kufirin me Meksikën që lejon kalimin midis dy vendeve dhe se është “tuneli më i përparuar teknologjikisht në historinë e SHBA”,.

Zyrtarët e Kufirit dhe Doganave të SHBA thanë që zbuluan një tunel të papërfunduar që siguronte vendkalimin kufitar me Meksikën, si pjesë e një hetimi në vazhdim në shtetin e Arizonës.

Thuhet se tuneli është “tuneli më i përparuar teknologjikisht në historinë e Shteteve të Bashkuara”, se ai është afërsisht një metër i gjerë dhe 1.2 metra i lartë, dhe përfshin ventilimin, energjinë elektrike dhe një sistem hekurudhor.

Autoritetet thanë se po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar se kush e ndërtoi tunelin dhe për çfarë qëllimi.

 Më pak migrantë

Në fund të vitit të kaluar, Ministri i Jashtëm meksikan Marcelo Ebrard tha pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë se numri i emigrantëve që kalonin nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht ata nga Amerika Qendrore, “ishte ulur ndjeshëm”, duke shtuar se ai priste që numri i tyre të binte edhe më shumë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts