reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

SHBA, tre të vrarë gjatë të shtënave në gjykatë

Tre persona kanë vdekur të hënën, si pasojë e të shtënave në një gjykatë në St. Joseph, shtetin federal amerikan në Michigan, kanë lajmëruar mediat amerikane. E gjithë ngjarja ka ndodhur në orën 14:20 sipas orës lokale.

Siç ka thënë edhe sherifi Paul Bailey për mediat lokale, dy përmbarues gjyqësor janë vrarë, derisa zv/sherifi është plagosur.

Të plagosurit janë në gjendje stabile dhe ndodhen në spitalin Lakeland në St. Joseph.

Nuk janë dhënë më shumë detaje për rastin, ndërsa policia ka deklaruar se po mbledh dëshmi dhe deklarata nga dëshmitarët. /tesheshi.com/