SHBA: tërhiqen nga tregu miliona baby-ndenjëse “vdekjeprurëse”

Fisher-Price, kompania e njohur amerikane e produkteve për foshnja, njoftoi tërheqjen e miliona baby-ndenjëseve nga tregu pasi dhjetra foshnja vdiqën në to, tha Autoriteti i Sigurisë së Konsumatorit të SHBA (CPSC).

“Vdekjet e foshnjave ndodhën në ndenjëset Rock ‘n Play pasi foshnjat u kthyen në bark ose mënjanë derisa ishin nën vëzhgim, ose në rrethana të tjera”,
tha komisioni në deklaratën e tij.

Të paktën 32 foshnja kanë vdekur në këto ndenjësve që nga viti 2009, konstatoi komisioni në raportin e tij.

Edhe pediatrët kërkuan një tërheqje të produktit.

Fisher-Price tha të premten se vullnetarisht tërhoqi “të gjitha kopjet” e produktit “në partneritet” me CPSC.

“Ndërsa jemi ende prapa sigurisë së të gjitha produkteve tona, duke marrë parasysh incidentet e raportuara në të cilat produkti është përdorur në kundërshtim me paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë, ne kemi vendosur … se tërheqja vullnetare është mënyra më e mirë për të vepruar”, tha kompania në pronësi të Mattel.

Akademia Amerikane e Pediatrisë i bëri thirrje të martën të tërhiqet edhe nga tregu.

Presidenti i saj, Kyle Yasuda, e quajti ndenjësen “vdekjeprurëse” dhe tha se ishte e nevojshme “të ndërmerren veprime menjëherë”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts