Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SHBA synon të heqë vizat për të gjithë anëtarët e BE-së

Ministrat e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara diskutuan në një video-konferencë çështje të sigurisë dhe gjyqësorit në rrethanat e pandemisë dhe reciprocitetit të vizave, për të cilën po punohet në mënyrë aktive “në këtë format, por edhe në një shkallë dypalëshe”, tha ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozinovic.

Qytetarët amerikanë mund të udhëtojnë në të gjitha vendet anëtare të BE-së pa viza, ndërsa katër anëtare të BE-së – Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Qipro – ende kanë nevojë për viza për të hyrë në SHBA, raportojnë mediat kroate, vendi i të cilave mban Presidencën e BE.

“Ne po punojmë shumë aktivisht për këtë çështje edhe në këtë format, por edhe në një nivel dypalësh. Shpresojmë për përparim kur bëhet fjalë për programin e heqjes së vizave”, tha Bozinoviç.

Sfidat më të theksuara se më parë

Ministrat e Brendshëm diskutuan krimin në internet, terrorizmin, përhapjen e propagandës ekstremiste, dezinformimin dhe kufizimet e udhëtimit dhe sfidat e tjera të sigurisë.

“Sfidat e sigurisë me karakter ndërkufitar në kushtet e tanishme nuk janë ulur, por janë më të theksuara në disa zona se më parë,” tha Bozinovic.

Ai shtoi se dialogu me Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdohet dhe “partneriteti transatlantik, të cilit BE-së i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe”, duhet të forcohen më tej.

Ministrat e Drejtësisë diskutuan aplikimet për monitorimin e kontakteve dhe masat urgjente dhe emergjente për të siguruar funksionimin e sistemeve gjyqësore në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, karantinës dhe izolimit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com