Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SHBA shpall Dvoranin kampion anti-korrupsion, tërbim në zyrën e Metës: mafie ndërkombëtare, faqezinj…!

Ardian Dvorani, njeriu më i urryer nga Meta në sistemin e drejtësisë, është vlerësuar ndërkombëtarësisht, për më tepër prej amerikanëve, mes 12 personaliteteve anti-korrupsion në botë. Ky vlerësim ka ardhur nga DASH.

Më pas, ambasada amerikane në Tiranë, përcolli urimin e saj:

“Urime Ardian Dvoranit nga Shqipëria për përzgjedhjen si Kampion Kundër Korrupsionit”, shkruan ambasada.

Gjithashtu, nuk ka munguar dhe një status nga Rama, i cili shkroi me një nëntekst të qartë anti-Meta:

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkroi i pari i qeverisë.

Kjo ka bërë që Meta të hakërrehet në mënyrën e tij.

“25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare”, shkruan njeriu që mban postin e kreut të shtetit, para së cilit, zëdhënësi i tij e quajti kryemininstrin “faqezi”.  

“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts