SHBA: Serbia ta njohë Kosovën, ose ta harrojë BE-në

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka paralajmëruar Serbinë në lidhje me njohjen e shtetit të Kosovës. Në një deklaratë në rrjetet sociale, ambasada thekson se Serbia nuk do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian nëse nuk njeh Kosovën si shtet.

Më tej, ambasada shtoi se duhet nxitur dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, duke qenë se është shumë e rëndësishme njohja reciproke midis dy vendeve

Deklarata e plotë:

“Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal. Status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe thjeshtë nuk është e qëndrueshme. Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurt dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët.

Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse.

Ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës.”

Ambasada shtoi se dëshiron të shoh njerëzit e Kosovës dhe të Serbisë duke përfituar nga paqja e qëndrueshme, në mënyrë që të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre. “Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çfarëdo mënyre”, përfundon përfaqësia amerikane në Kosovë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts