SHBA pret fondet e OKB për refugjatët palestinezë, shpërthen OLP: Bashkëpunëtorë me pushtuesin!

Donald Trump merr vendimin e dytë kundër palestinezëve, çka është pritur me polemika dhe kundërshti të forta.

Qeveria amerikane ka ndërprerë fondet për UNRWA, organizata e OKB-së për të ndihmuar refugjatët palestinezë, të cilët prej pushtimit të territoreve nga ana e Izraelit, rreth 70 vjet më parë, ndodhen në kampe të ndërtuar në disa vende arabe si Liban, Jordani, Egjipt etj.

Hanan Ashrawi, një politikane veterane palestineze, ish-krahu i djathtë i Jaser Arafatit në Organizatën për Çlirimin e Palestinës, ka mbajtur një deklaratë të fortë përpara mediave në selinë e OKB-së.

“Edhe një herë administrata amerikane po tregohet bashkëpunëtore në pushtimin izraelit.

Ky vendim do të krijojë kushtet për të provokuar më shumë destabilitet në rajon dhe tregon se nuk ekziston fare sensi i fajit në ndërgjegjen e tyre pasi po dëmtohen të pafajshmit”, tha Ashrawi. /tesheshi.com/

Related posts