SHBA pozicionojnë nëndetësen më të madhe në Botë pranë kufirit koreano-verior

Nëndetësja më e madhe amerikane, njëkohësisht më e madhja në Botë, ka mbërritur në kufirin mes Koresë së Jugut dhe Veriut, raporton Express.uk.

USS Michigan, është nëndetësja amerikane më e madhe në Botë me raketa balistike, ka arritur në një bazë detare në Busan të Koresë Jugore, që mbart 150 raketa Tomahawk.

Ardhja e kësaj nëndetëseje në portin e Busanit vjen në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve mes SHBA dhe Koresë së Veriut, e cila ka rritur ritmin e programit të armëve bërthamore dhe provokimeve raketore.

USS Michigan 560 metra e gjatë është e armatosur me raketa taktike dhe është e aftë të nisë sulme dhe misionet mbështetëse me forcat speciale të operacionit. /tesheshi.com/