Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SHBA, përpjekje për të parandaluar një katastrofë: në çesma, ameba që “ha” trurin

Banorët e tetë qyteteve në shtetin Texax të SHBA janë paralajmëruar se një amebë që “ha trurin” është gjetur në një sistem të furnizimit me ujë në Juglindjen e Teksasit, gjë e cila çoi që një nga qytetet të shpallte katastrofë.

Komisioni i Cilësisë së Mjedisit në Teksas ka lëshuar këshilla për banorët që të mos përdorin ujë për shkak të pranisë së Naegleria fowleri, një “amebë që ha trurin”, e gjetur në një ujësjellës të premten mbrëma.

“Komisioni i Cilësisë së Mjedisit në Teksas po punon me Brazosport Waterworks mbi udhëzimet e zyrës së guvernatorit për të zgjidhur çështjen sa më shpejt të jetë e mundur,” u tha në një deklaratë.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo amebë zakonisht gjendet në tokë, liqene të ngrohtë, lumenj dhe burime të nxehta. Mund të gjendet gjithashtu në pishina të pamirëmbajtura ose jo-kloruar dhe në shkarkimet e ujit të nxehtë nga impiantet industriale, shkruan CNN.

Këshillat për të mos përdorur ujë u janë dhënë banorëve të Liqenit Jackson, ku ata gjithashtu deklaruan katastrofë, Freeport, Angleton, Brazoria, Richwood, Oyster Creek, Clute dhe Rosenberg në Texas, si dhe fabrikën Dow Chemical në Freeport.

E gjitha filloi më 8 shtator, kur u njoftua se një djalë 6 vjeç u shtrua në spital për shkak të një amebe.

Përfaqësuesit nga Departamenti i Shëndetësisë në Teksas mblodhën ujë dhe testuan mostrat, dhe më 25 shtator, tre nga 11 mostrat e ujit dolën pozitivë për Naegleria foëleri.

Niveli i klorit në burimin e Liqenit Jackson aktualisht është duke u hetuar. Do të duhen tre ditë për të pastruar sistemin. Ndërkohë, vendasit mund të marrin ujë falas nga qyteti.

Ekspertët tregojnë se infeksionet e Naegleria foëleri janë të rralla, por shumica janë vdekjeprurëse.

Nga viti 2009 në 2018, 34 infeksione sosh janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara. Nga rastet e raportuara, 30 persona ishin infektuar me ujë. Sipas të dhënave, 145 persona u infektuan nga 1962 deri në 2018 dhe vetëm katër mbijetuan. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts