Auto Dak
Auto Dak

PLANI/ SHBA ofrojnë 50 miliard dollarë për paqen në Lindjen e Mesme, palestinezët: nuk i duam!

Shtetet e Bashkuara zbuluan propozimin për të krijuar një fond global investim prej 50 miliardë dollarë destinuar për palestinezët dhe shtetet fqinje arabe, në kuadër të planit amerikan të paqes, duke e konsideruar këtë si një motor ekonomik për Lindjen e Mesme, në kuadër të së ashtuquajturës “Marrëveshje e Shekullit”.

Plani është publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë të shtunën, dy ditë para një samiti në Bahrein të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe ku do të diskutohet pikërisht aspekti ekonomik i marrëveshjes në fjalë.

Samiti do të mbahet pavarësisht kundërshtimit të palestinezëve, të cilët nuk do të marrin pjesë në të.

Palestinez Mahmud Abas refuzoi planin ekonomik dhe përpjekjet e paqes, promovuar nga këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, njëherësh dhëndëri i tij Jared Kushner.

 “Nuk duhet të flitet për gjendjen ekonomike para politikës. Për sa kohë që nuk ka zgjidhje politike, nuk do të shqyrtojmë ndonjë zgjidhje ekonomike”, tha Abbas.

Më shumë se gjysma e 50 miliardëve  do të shpenzohen në territoret ekonomikisht të trazuara palestineze në 10 vitet e ardhshme, ndërsa pjesa tjetër dotë ndahet me Egjiptin, Libanin dhe Jordani, sipas planit.

Sipas Kushner, plani dhjetëvjeçar “do të krijonte një milion vende pune në Bregun Perëndimor dhe në Gaza”.

Por deklaratat e tij u zemëruan Hanan Ashraëi, një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

“Më parë të ndërpritet rrethim i Gazës, të ndalohet grabitja nga Izraelit e tokës sonë, burimet dhe fondet, të na jepet liria e lëvizjes dhe kontrolli të kufijve, hapësirës ajrore, ujërat territoriale… Pastaj do shohim se si ne do të ndërtojmë një ekonomi të avancuara si çdo komb i lirë dhe sovran”, shkroi ai në Twitter. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts