Auto Dak
Auto Dak

SHBA konfirmon “krahun e fortë” për Kosovën: 34 milion $ shtesë për zhvillim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar 34 milionë dollarë buxhet ndihme për Kosovën në aspektin zhvillimor.

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka bërë me dije se kanë nënshkruar një amendament përmes së cilit sigurohet ky buxhet i qëndrueshëm për zhvillimin e vendit.

Amendamenti është firmosur nga presidenti Thaçi dhe Lisa Magno, drejtoreshë e misionit të USAID.

“Me këtë amendament, shuma totale e fondeve te parashikuara shkon në 198 milionë dollarë amerikanë, ndërsa të gjitha ato do të administrohen nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit Thaci. Këto para, sipas njoftimit, do të shkojnë në mbështetje të Kosovës për rritjen e qëndrueshmërisë se saj.

Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se dy miliardë dollarë në Kosovë, që nga viti 1999. Së fundmi, fuqia numër një në botë hapi ambasadën e re në Prishtinë, duke vulosur qëndrimet e saj pro Kosovës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts