Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SHBA “kafshon gjuhën” pas deklaratës së këshilltarit të Sigurisë, McMaster: Turqia, partneri ynë strategjik

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë ende të përkushtuara për një partneritet strategjik me Turqinë.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një partneritet strategjik me Turqinë, me qëllim të kontribuimit në stabilitetin e rajonit dhe kapërcimit të çdo forme të terrorizmit”, tha Këshilli i Sigurimit Kombëtar i SHBA-së, në përgjigje të deklaratës së bërë dje nga ana e këshilltarit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, i cili tha se Turqia mbështet ideologjinë e islamit radikal.

Ata shtuan se vlerësojnë kontributin e Turqisë në forcimin e sigurisë së kufijve të saj, në parandalimin e luftëtarëve të huaj që të lëvizin nëpër territorin e saj dhe në përpjekjet e saj për të mposhtur organizatën terroriste ISIS në Siri.

Deklarata gjithashtu thekson se ka mbetur edhe shumë për t’u bërë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Të përkujtojmë se, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, të martën në një panel në Uashington tha se: “Turqia është një nga vendet që mbështesin ideologjitë e islamit radikal”.

Ministria e Jashtme e Turqisë në përgjigje të deklaratës së tij, tha se pretendimet e McMaster ishin të pabazuara dhe të papranueshme.

“Deklaratat e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA, McMaster, i cili është në pozitën e një personi që duhet të dijë më mirë se çfarë lufte po bën vendi ynë kundër terrorizmit dhe radikalizmit, nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe janë befasuese, të pabazuara dhe të papranueshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë. /tesheshi.com/

 


auto pjese dak

Related posts