SHBA: Garda Revolucionare Iraniane, edhe zyrtarisht shapallet si “organizatë terroriste”

Shtetet e Bashkuara edhe zyrtarisht i cilësuan  Rojet Revolucionare iraniane si një “organizatë terroriste të huaj”, sipas një deklarate të lëshuar të në Regjistrin Federal të SHBA.

Presidenti Donald Trump javën e kaluar njoftoi se ajo do të bëjë këtë veprim simbolik, i cili është i paprecedent.

Garda Revolucionare kontrollon raketat balistike iraniane dhe programet bërthamore.

Ajo gjithashtu ka një ndikim në sektorin bankar dhe ndërtimin e anijeve në avend.

Vendimi i ri për ta shpallur këtë organizatë si “terroriste”, do ta lehtësojë ndjekjen penale të kompanive apo individëve në Bashkimin Evropian që veprojnë në Iran.

Ligji amerikan tashmë ndëshkon qytetarët e Shteteve të Bashkuara që bëjnë biznes me ato të Gardës Revolucionare deri me 20 vjet burg për shkak se organizata është në listën e veçantë të terroristëve globale, për të cilat aplikohet një formë e ndryshme sanksionesh

Teherani, në hakmarrje, shpalli Komandën Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) si një “organizatë terroriste” dhe e quajti qeverinë amerikane si “një sponsor shtetëror i terrorizmit”. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts