728 x 90 Leaderboard

SHBA, elektrodat në tru i rikthejnë shqisën e të prekurit një pacienti të paralizuar

Një burrë i paralizuar nga shpatullat e poshtë ka rifituar shqisën e të prekurit, falë një serie elektrodash të vendosura në një zonë të trurit të tij. Bëhet fjalë për një teknikë revolucionare të realizuar së fundmi nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, që në të ardhmen do t’u mundësojë pacientëve të provojnë ndjesi të natyrshme edhe nëpërmjet gjymtyrëve protezë.

Studiuesit i stimuluan neuronet e këtij pacienti me anë të goditjeve të vogla elektrike. Elektrodat u vendosën me ndërhyrje kirurgjikale në të ashtuquajturin korteks somatosensor, një zonë kjo e trurit që është përgjegjëse për ndjesitë trupore, qoftë ato që na mundësojnë të kuptojmë lëvizjet e trupit dhe pozicionin e tij në hapësirë, qoftë ato që përftohen prej lëkurës, të tilla si: presioni, dridhja, prekja e të tjera.

Kjo teknikë shkencore do t’u mundësojë pacientëve që të provojnë një sërë ndjesish, shumë të ngjashme me ato natyrale. /tesheshi.com/

Related posts