728 x 90 Leaderboard

SHBA, akuza kundër 12 agjentëve rusë: hacker-uan në favor të Trump-it në fushatë

Oficerët e inteligjencës ruse janë akuzuar për sulme të sulmit gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 2016.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar 12 oficerë të inteligjencës ruse si të dyshuar për sulmet e tipit “hacker” gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016.

Ata u akuzuan për ndërhyrje në rrjetet kompjuterike të Komitetit Kombëtar Demokratik dhe kandidates demokrate Hillary Clinton. E gjitha kjo në kuadër të hetimit të Robert Mueller, këshilltar i posaçëm për ndërhyrje të Rusisë në procesin zgjedhor dhe lidhjet e mundshme të stafit të Trump me Moskën gjatë fushatës.

Aktakuza u njoftua nga Zëvendëssekretari i Drejtësisë Rod Rosenstein, i cili tha se agjentët rusë vjedhur të dhëna të mbi 500.000 votuesve amerikanë, raporton AP.

Por Ministria e Jashtme ruse rrëzoi akuzën e SHBA.

Moska tha se ajo kishte për qëllim cenimin e atmosferës para takimi të së hënës mes presidentëve Putin dhe Trump.

Sipas Kremlinit, janë forca influencuese që punojnë kundër normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. /tesheshi.com/

 

Related posts