728 x 90 Leaderboard

Shaqiri, mesa\h për Crvena Zvezda-n: nuk kam frikë, me prisni në Beograd

Kosovari i përfaqsueses zvicerane e së fundi dhe i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri, ka reaguar ndaj deklaratës së pak javëve më parë të drejtorit të Crvena Zvezdës, klubit të njohur beogradas, dukë thënë se nuk ka frikë nga askush dhe se do udhëtonte me ekipin e tij drejt kryeqytetit serb, për përballjen në grup për Champions

“Nuk lejoj asgjë që të më trembë, kam lexuar atë që shkruhet, por unë do të udhëtoj normalisht atje për të luajtur futboll, nuk kam frikë nga askush”, tha Shaqiri për të përditshmen zvicerane Blick.

Ishtw kjo një përgjigje ndaj deklaratës së Zvezdan Terziç, drejtor i Crvena-s i cili shprehu dyshim nëse Shaqiri do të vinte Beograd më 6 nëntor.

“Unë mendoj se Shaqiri do të jetë nën presion të jashtëzakonshëm psikologjik, sepse ai e di se ku do të vijë. Unë dyshoj se do të vijë”, tha Terziç për Kurir-in.

Shaqiri u bë hasëm me serbët që në Botëror, ku pasi i shënoi një gol përfaqsueses së këtij vendi, së bashku më Xhakën, edhe ai autor goli ndaj Serbisë, bën shqiponjën të cilën serbët e përjetuan si një “provokacija”. /tesheshi.com/   

 

Related posts