Shankisti me dy fakultete të kryera sfidon liderët e Kosovës

Sfida e mbjelljes së fidaneve është kthyer në trend që zbulon jo vetëm dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes, por edhe mospërputhjen mes veprimeve dhe atyre që pretendojmë.

Përballë prerjes së pakontrolluar të pyjeve që vështirë se gjobiten dhe në vendimit për ndërtimin e një termocentrali të ri që ka bazë qymyrin, fidanet e reja janë shumë pak përballë problemeve ekologjike të vendit.

Por sfidat e Facebook-ut qenkan të ndryshme.

Një djalë i ri nga Kaccaniku ka sfiduar në mënyrë tjetër por mjaft interesante të gjithë krerët e shtetit, nga presidenti e kryeministri, e deri te ministrat. “Ju sfidoj të provoni të kapni dorëzën e aparatit pëpr esspresso”, shkruan ai. “Fundja, e përbashkëta jonë është se të gjithë jemi me fakultet”.

Kastriot Bushi ka mbaruar dy fakultete, atë të Sociologjisë dhe të Filozofisë, por përpjekja  për të gjetur punë ka përfunduar në një kafiteri. Duke shërbyer makiato dhe esspresso “me fakultet” ai si dhe shumë të tjerë ironizojnë me realitetin se në Kosovë kafetë janë të mira, bazuar në faktin se shumë studentë të shkëlqyer përfundojnë prapa banakut. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts