728 x 90 Leaderboard

Shakira në Mitrovicë? Kryetari Agim Bahtiri e fton në rihapjen e Ibrit

Kreu i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se ai u kishte bërë ftesë disa këngëtarëve botërorë, ku veçoi Shakirën, që të ishin në ceremoninë festive të rihapjes së Urës së Ibrit

“Ne iu kemi bërë kërkesë zyrtare jo vetëm Shakirës, por edhe tetë të tjerëve por presim përgjigjen e tyre pasi jemi duke negociuar. Çdo njeri që është i fuqishëm ndërkombëtarë kishte me dhënë kontribut. Kjo nuk është për të qeshur, por për t’u qajt sepse të gjithë mund t’i ndihmojnë këtij procesi…Është shumë me rëndësi që kjo urë të hapet dhe qytetarët të lëvizin lirshëm, por edhe shqiptarët të kthehen nëpër shtëpi të tyre në veri. Shtëpitë që iu kanë kallur t’ua mbarojnë. Kjo është një brengë e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Po mundohem të bëj gjithçka që është e mundur”, theksoi Bahtiri, citohet nga mediat e Prishtinës gjatë një interviste në TV Dukagjini.

Ai u ftua të komentonte një kërcënim që pretendoi t’i kishin ardhur në një zarf pikërisht për rihapjen e Urës, ku tha se nuk i tutej.

“Rrugën time nuk mund ta ndal askush”, tha Bahtiri. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts