Auto Dak
Auto Dak

Shakaja më e hidhur e internetit: paraqitet si shefe dhe largon nga puna personelin (video)

Një blogere e kanalit Youtube ka bërë një rreng të tmerrshëm tek punëtorët e Walmart, duke u paraqitur si shefe e personelit dhe duke i larguar nga puna.

Gruaja e cila është e njohur për videot me rrengje të tilla, bëri që punëtorët e Walmart të shqetësohen, e madje disa prej tyre edhe të qajnë.

Pasi i kishte filmuar fshehurazi dhe u kishte gjetur “të meta”, ajo nisi inspektimin në rolin e shefes, dhe filloi të shpërndante “tiketat e përjashtimit nga puna”.

Walmart  menjëherë u distancua nga veprimi i blogeres, ndërsa Youtube po ashtu ka kërkuar falje duke e tërhequr nga kanali videon në fjalë.

Një gjë e tillë u konsiderua si “shakaja më e hidhur” e kohëve të fundit, duke pasur parasysh se sa e rëndësishme është për njerëzit një punë që ofron stabilitet financiar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts