728 x 90 Leaderboard

Sfida e sezonit 2018: a mund të shpëtojnë banorët e destinacioneve turistike nga dyndja e vizitorëve

Autoritetet e turizmit po testojnë mënyrat sesi të zbusin zemërimin e banorëve lokalë nga dyndja e turistëve e në të njëjtën kohë të sigurohen që vizitorët do të vijnë.

Zemërimi shpërtheu valë-valë në Europë gjatë verës “si prej ferri” të vitit 2017. Në Barcelonë, njerëzit penguan një autobuz turistësh dhe çanë gomat e biçikletave. Në Venecia, marshuan kundër anijeve kruizer dhe rritjes së qirave në qytet. Në disa qytete spanjolle, parrullat nëpër mure flisnin troç, ndërsa banorët vendas apelonin udhëtarët me shkronja të zeza: “Turistë, shkoni në shtëpi”.

Kështu që tani, ndërsa sezoni veror duket në kthesë, shefat e turizmit në të gjithë Europën po përpiqen ethshëm të zbatojnë masa të reja që do të ruanin lumturinë e banorëve vendas dhe do të mbanin ekonominë me fluks parash.

“Ka një shprehje që thotë se nuk ka turizëm të tepruar, ka vetëm menaxhim të pamjaftueshëm”, thotë sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, Zurab Pololikashvili,  i pyetur për mënyrat sesi mund të ecë përpara kjo industri.

“Ajo me të cilëm përballemi është nevoja e qartë për të rritur qeverisjen e fluksit të turistëve në terren, sidomos nëse kemi parasysh numrin në rritje të turistëve në përgjithësi dhe fluksin e tyre drejt destinacioneve të banuara”.

Spektri i zgjidhjeve është debatuar gjatë në një konferencë për turizmin në Berlin, dhe në të përfshihet edhe rrjetëzimi i menaxhimit, dhe zgjerimi i përdorimit të mjeteve dixhitale.

Zyrtarët spanjollë tashmë po zbatojnë sistem online për sigurimin e biletave për pallatin e fortifikuar islam të Alhambrës, duke u ofruar 2.7 milionë vizitorëve të përvitshëm të tij ture të prenotuara më herët për të ballancuar turmat.

Ka shpresa se edhe një sistem i ngjashëm mund të aplikohet edhe në Itali në vendet ku duhen reduktuar turmat e vizitorëve që prekin nerving e banorëve vendas çdo vit e më shumë. Edhe pse nuk ështe e detyrueshme, kartat e hyrjes përfshijnë shërbime të tilla si lidhjet me trend he lidhen me një aplikacion që jep informacion në kohë reale për numrin e vizitorëve në secilën vendndodhje – një mënyrë kjo për të shmangur mizërinë e turistëve në të njëjtin vend në të njëjtën orë.

Venecia, Amsterdami dhe Dubrovniku ngjashëm po përpiqen të kontrollojnë vizitorët të mos dynden në vendet më të vizituara, ndërsa kroçierat do të duhet të bashkëpunojnë për të shtendosur itinerarin.

Një shembull është Majemi, ku banorët marrin mesazhe telefonikë alarmi nëse ka mundësi dyndjeje nga mbërritja e vizitorëve. Në bazë të mesazheve, banorët planifikojnë ditën e tyre që të mos ndikohen nga turmat e turistëve.

Amsterdami që tani ka ndaluar biçikletat e birrës, karrocat, dyqanet e  reja turistike apo anijet kroçiera nga qendra e tij historike. Ka vendosur taksa turistike dhe po merr në konsideratë nivelimin e qirave të banesave, masë që do ç’inkurajonte vizitorët me buxhet të caktuar.

Barcelona ka nisur kontrollet për apartamentet e paligjshme apo pa licencë për t’u dhënë me qira, edhe pse drejtori i turizmit në këtë vend këmbëngul se autoritetet duhet të punojnë në nivel më të lartë taksimi sesa të konfrontohen me turistët në terren.

Kryebashkiaku i Dubrovnikut, Mato Franković, shpreson që 2018-s do të jetë një verë më e mirë për vizitorët dhe banorët vendas për shkak të një menaxhimi të ri në mbërritjen e anijeve kroçierë.

“Në vitet e kaluara, ne e kemi mbimbushur qytetin e vjetër, me mbi 10 mijë njerëz në të njëjtën kohë që nuk mund të menaxhohet, kështu që për vitin 2018 kemi marrë masa për ta ç’dendësuar turmën”, thotë Franković.

Ishulli grek i Santorinit po ashtu po kufizon numrin e pasagjerëve nga anijet turistike që zbresin në ishull deri në 8 mijë në ditë, ndërsa Venecia po përgatit ndalimin e resorteve mbi ujë në lagunën e saj deri në vitin 2021.

Në vitin 2017,  në gjithë botën arritën rreth 1.3 miliardë turistë, gjysma e të cilëve në Europë. Më shumë se dy të tretat e vizitorëve ndërkombëtarë shkojnë vetëm në 20 vende.

Menaxhimi më i mirë i turizmit edhe mund të ndihmojë, po duket se disa vende do të duhet të kenë shumë më tepër turistë, dhe Barcelona mund të jetë një rast.

Problemi është se bota është një vend shumë i madh dhe numri i turistëve është absolutisht i menaxhueshëm mirëpo kjo nuk mund të ndodhë kur ata dynden në të njëjtin vend në të njëjën kohë. Dhe jeta e banorëve që jetojnë në këto vende të bukura e historike bëhet e padurueshme.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts