728 x 90 Leaderboard

Sevilja mposht Atletikon e Madridit dhe merr përkohësisht kryesimin e La Ligës

Mes një shiu të rrëmbyeshëm, në një terren gjithnjë e më tepër të rënduar, Sevilja i ka shkaktuar humbjen e parë Atletikos së Madridit në nëntë javë të kampionatit spanjoll.

Ka qenë një përballje midis dy trajnerëve argjentinas, Sampaoli-t dhe Simeone-s, një përballje mes dy filozofive të ngjashme të futbollit. Prandaj ky takim është karakterizuar nga një betejë force, e fituar në fund nga vendasit.

Sevilja ka fituar 1-0, duke u ngjitur përkohësisht në vend të parë në renditje. Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar në minutën e 73-të, nga N’Zonzi, në thuajse të vetmin rast kur mbrojtja e miqve është gjendur e pavendosur mirë.

Atletiko është detyruar të luajë dhe me dhjetë lojtarë pas minutës së 77-të, kur edhe ka dalë jashtë Koke me të kuqe.

Ekipi i Diego Simeone-s mund të përfundojë në vend të pestë sonte, nëse Reali i Madridit fiton ndaj Atletik Bilbaos, e nëse Vilareali fiton ndaj Las Palmasit. Eshtë kjo ndeshje që do të përcaktojë klasifikimin pas kësaj jave. /tesheshi.com/

Related posts