Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Sërish në atdhe 5 jetë të Al-Holit, Rama: herët a vonë, të gjithë në Shqipëri

Kanë mbërritur në Shqipëri të shpëtuarit më të fundit nga kampi famëkeq Al-Hol në Siri, një grua me tre vajza, si dhe Endri Dumani, por pa të motrën Eva, e cila përflitet se nuk i ka besuar operacionit të anti-terrorit shqiptar dhe është fshehur në kamp.

Kryeministri Rama që shoqëroi kthimin e tyre, tha se është finalizimi i një operacioni nisur një vit më parë.

“Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar, por të suksesshëm. Tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë.

 Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve. Besoj që herët ose vonë do sjellim pjesën tjetër këtu në Shqipëri.  

Ka një vit që ne punojmë ngushtësisht me strukturat në ato zone. Nuk kemi pasur problem me gjetjen e lokacioneve. Ka të bëjë me operacione komplekse.

Duhen marrë parasysh të gjitha kushtet. Bëhet fjalë për të parandaluar surpriza që mund të vijnë nga momenti në moment për njerëzit ndaj duhet një punë shumë e detajuar dhe përgatitje.

Drejtori i antiterrorit ishte për 4 javë në atë vend. Nuk ka dyshim që nxjerrja e fëmijëve nga një ferr, nuk është njësoj si nxjerrja e tyre nga kopshti.

Janë në mes forca të ndryshme, forcat në kamp apo dhe prindërve të tyre të radikalizuar. E gjitha është komplekse por puna e bërë në kamp ka qenë intensive me prezecën e drejtorit të antiterrorit”, tha Rama. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts