Auto Dak
Auto Dak

Serioze në Zelandën e Re: Kryeparlamentari ushqen foshnjën e një prej deputetëve (video)

Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve të Zelandës së Re, Trevor Mallard ushqeu foshnjën e një prej ligjvënësve gjatë debatit parlamentar.

Mallard postoi në Twitter një foto ku shihet duke ushqyer djalin e deputetii Tamati Coffe ndërsa drejtonte seancën.

Coffey mori pjesë në seancë të mërkurën për herë të parë që kur u kthye nga pushimi i atësisë, dhe kishte marrë djalin e tij me vete. Mallard, i cili është gjithashtu baba i tre fëmijëve, mori rolin e dados por dhe kryesoi seancën.

Imazhi u nda në Twitter nga deputetja e të Gjelbërve, Gareth Hughes, e cila shkroi se ishte “e mrekullueshme të kesh një fëmijë në Dhomën e Përfaqësuesve”.

Coffey është ei fundit në një seri politikanësh që sjellin fëmijën në vendin e punës, pas deputetit britanik Jo Swinson në 2018 dhe saenatorja australiane Larissa Waters në 2017, bën të njëjtën gjë.

Pos këtyre rasteve, ahtatorin e kaluar, kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, u bë politikanja e parë femër në histori që solli vajzën e saj tre muajshe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts